Djali i feston ditëlindjen, Haradinaj e pret në Qeveri bashkë me shokë e shoqe

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pasur sot një ditë të veçantë.

Në objektin e Qeverisë së Kosovës, Haradinaj priti djalin, Trimin bashkë me shokët dhe shoqet e tij.

Trimi feston sot ditëlindjen dhe me këtë rast Haradinaj ka thënë se secila ditë i dedikohet ardhmërisë së sigurt dhe të begatë të të gjithë fëmijëve të Kosovës.

Në urimin e tij Haradinaj tha: Trimi im, guxo në jetë.

Postimi i plotë:

Çaste të hareshme me shokët e shoqet e Trimit për ditëlindjen e tij. Secila ditë e jona i dedikohet ardhmërisë së sigurtë dhe të begatë të të gjithë fëmijëve të Kosovës. Të bekuar qofshi. E ti Trimi im, guxo në jetë! RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme