Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se Hysen Çekaj, djali i heroit Sali Çekaj, i është bashkuar partisë së tij.
Abdixihku tha se Hysenin, bashkë me bashkëshorten e tij e djalin Saliun, i pritën në zyrat e LDK-së, bashkë me bashkëluftëtarë të babës së tij.
“Hysen Çekajn do ta propozoj si kandidat tonin për deputet nga mërgata, përkatësisht nga dega jonë në Gjermani. Si kandidat i mërgatës, ai vazhdon rrugëtimin politik e ideologjik të prindit të tij, heroit Sali Çekaj, në shtëpinë e vetme rugoviste e të demokracisë”.
“E djathta po bashkohet po bëhet një. Në një vend, në një shtëpi, në një rrugëtim”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Abdixhiku tha se Hysen Çekaj, shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Shtutgart, ku diplomoi në Universitetin e Shkencave të Aplikuara.
“Hyseni aktualisht është ligjërues në shkollën profesionale Dekra Akademi në Shtutgart dhe po ashtu koordinator i shkollave të këtij regjioni”, bëri të ditur Abdixhiku.