Etnik Latifi, djali i kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifit, ka shkuar në zyre për t’ia uruar babait mandatin e tretë qeverisës në këtë komunë.
Etniku ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi me babanë, kryetarin e Rahovecit.
“Duke i ditur vlerat që ke e përfaqëson, duke i njohur aftësitë tua dhe vizionin tënd, me bindje të plotë se do t’i realizosh të gjitha premtimet e dhëna, po të uroj për mandatin e 3-të në krye të Komunës së Rahovecit! Urime, Babë! Qofsh me shëndet!”, shkruar Etniku.