Producentja e njohur kosovare, Vjosa Berisha, dje ka humbur betejën me kancerin. Ajo, ka luftuar për dy vite me këtë sëmundje.
Pas ndarjes nga jeta të regjisores kosovare shumë fytyra të politikës, artit shprehen ngushëllime.
Djali i vetëm i Vjosa dhe Fatos Berishes, Leka sot ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“deri n’përqafimet tona të ardhshme të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej, Ota”, ishin fjalët e djalit të saj të bashkangjitura me disa fotografi.