Një person me të meta psikike ka sulmuar fizikisht dje prindërit e tij në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Në njoftim thuhet se babai i të njëjtit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dërguar në mbajtje.
“ Prishtinë, 07.12.2020-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me të meta psikike pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.