Djali vret nënën dhe babanë në Peshkopi

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 13:59 | Nga

Qemal Sela është 26 vjeçari që vrau sot me automatik nënën dhe babain e tij në lagjen “Llixha” në qytetin e Peshkopisë.

Ngjarja e rëndë u regjistruar këtë mesditë, një ditë pasi i riu kishte ardhur nga emigracioni në Angli. Arsyeja mbetet ende e panjohur, se përse 26 vjeçari ekzekutoi familjen e tij.

Ndërkohë policia e ka arrestuar të riun dhe pritet që këtë të enjte të zbardhet dhe arsyeja e këtij krimi të shëmtuar.

NJOFTIMI I POLICISË

Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje. Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij, shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Të ngjashme