Djaloshi 10-vjeçar dorëzon portofolin e humbur me mbi 1100 euro në polici

Prishtinë | 20 Tet 2025 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Një djalosh 10-vjeçar nga Ferizaj, E.D., ka treguar një gjest të rrallë ndershmërie duke dorëzuar në polici një portofol të gjetur në rrugën “Enver Topalli”, që përmbante dokumente personale dhe një shumë të konsiderueshme parash: 1130 euro, 20 franga zvicerane dhe 130 denarë maqedonas.

Portofoli u dorëzua nga djali dhe babai i tij, N. Dashi, në Stacionin Policor të Ferizajt. Falë veprimit të tyre, policia arriti të identifikojë pronarin B.B. nga Kaçaniku, i cili e mori portofolin e paprekur.

Të ngjashme