Djegia e veturave në Veri, reagon Szunyog: I mjerueshëm qëllimi i frikësimit të popullatës lokale atje

Prishtinë | 31 Mar 2023 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Bashkimit Evropia (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar aktin e djegies së veturave të nacionalitetit serb në veri të vendit.

Szunyog përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se kjo vepër që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar.

“Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi në targa të Kosovës në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur gjatë 2 ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme