Djegien e veturave në veri, këshilltari i Osmanit e quan fushatë të orkestruar nga Serbia

Prishtinë | 31 Mar 2023 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit se në veri të vendit janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, për shkak se ato mbanin targa RKS.

Vela ka shkruar në Twitter se strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë fushatën e orkestruar të frikësimit kundër serbëve në veri të Kosovës.

“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok. Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS”.

“Sipas marrëveshjes së Brukselit, targat RKS janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Vela, ndërsa ka postuar dhe fotografi të veturës së djegur

Në njoftimin e Policisë thuhet se pas dy veturave të djegura me datën 30.03.2023 në veri të vendit, pas mesnatës së datës 31.03.2023, iu është vënë zjarri edhe tri veturave të tjera, të cilat iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, e të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS).

Njëra veturë që u dogj ndodhej në rrugën “Kral Milutin” në Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Mitrovicë të Veriut, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”, po ashtu në Mitrovicë të Veriut.

Të ngjashme