Djemtë rrahin nënat e tyre në Ferizaj dhe Pejë, i bëjnë për spital, arrestohen nga policia

Prishtinë | 20 Mar 2025 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Dy rrahje të nënave nga djemtë e tyre u evidentuan në raportin e Policisë së Kosovës. Njëri rast në komunën e Ferizajt dhe tjetri në komunën e Pejës.

 “Lëndim i lehtë trupor trupor dhunë në familje – Ferizaj  19.3.2025 – 16:00.  Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

“Dhunë në familje – Pejë 19.3.2025 – 11:00.  Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa  i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Të ngjashme