Tenisti serb Novak Djokovic po qëndron në Budva të Malit të Zi ku pritet të marrë titullin “Qytetar Nderi” i këtij qyteti. Mbrëmë ai ka qenë i ftuar nga kryetari i bashkisë në një darkë ku mes të tjerash janë kënduar këngë nacionaliste serbe.
“Oj Kosovo, Kosovo”, titullohet kënga anti-shqiptare më të cilën Djokovic është harbuar me miqtë e tij. Në video shihet tenisti serb duke valëvitur një facoletë në ndjekje të ritmit të këngës.
Përpos talentit në tenis, serbi Novak Djokovic është një personazh kontrovers, ultranacionalist i shpallur. Ditë më parë, ai u vu në qendër të mediave botërore pasi tentoi të mashtrojë autoritet australiane mbi vaksinën anti-COVID-19.