DnV: Fotografimi i votës dhe asistimi nga anëtarët e KVV-ve, dy problmet më të theksuara

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 11:57 | Nga Luiza Vrajolli-Mulliqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rrjeti i Organizatave “Demokracia në Veprim”, ka mbajtur konferencë ku është raportuar për parregullsitë e evidentuara deri në orën 09:30, raporton Ekonomia Online.

Është thënë se deri tash janë evidentua 47 raste të asistimit të votuesve nga anëtarët e KVV-ve.

“Këtu prinë Prishtina me 12 raste dhe Mamusha me 6 raste”, është thënë nga zyrtarja e DnV-së. Votues me asistencë në 5283 raste, në 1809 vendvotime. Në vendvotimin 0608C/01R, Shkolla “Ndre Mjeda” në Istog, anëtarët e vendvotimit është lejuar që personat e moshuar të cilët nuk dinë shkrim lexim të mos nënshkruajnë e as të mos vënë gisht tek lista e votuesve. Tek pjesa e nënshkrimit tek Lista e Votuesve po mbeten të pa plotësuara”.

“46 raste kur një person ka ofruar asistencë më shumë se një herë (e regjistruar në 32 vendvotime). Vetëm në vendvotimin 1704C/04R, Shkolla e mesme teknike “Shaban Spahija” në Pejë janë evidentuar 6 raste. 47 raste kur anëtarët e KVV-ve kanë asistuar votuesit për të votuar (në 37 vendvotime). Me këtë parregullsi, prijnë komunat e Prishtinës (12 raste) dhe Mamushës 6 raste, 5 prej të cilave në vendvotimin 3201A/03R, Shkolla fillore “Anadolu”.

Ndërkaq janë 29 raste të evidentimit të fotografimit të votës në nivel vendi.

“Prinë Prishtina me 5 raste, 4 raste në Pejë, 4 në Rahovec dhe 3 në Lipjan”.

“Fotografimi i votës është evidentuar në 29 raste, në 23 vendvotime. Prijnë komunat: Prishtinë (5 raste), Pejë (4 raste), Rahovec (4 raste) dhe Lipjani (3 raste). Bërja publike e fletëvotimit është raportuar në 21 raste, në 20 vendvotime. Qëndrimi i më shumë se një personi prapa kabinës së votimit është evidentuar në 57 raste në 37 vendvotime, dhe këtu nuk bëhet fjalë për votim me asistencë”, tha ajo.

Kurse bërja publike e votës është thënë se është bërë në 23 raste në 21 vendvotime, pesë raste janë evidentuar kur votuesi ka futur më shumë se një fletëvotim në kuti dhe dy raste të votimit më shumë se një herë.

DnV u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime dhe përmes pjesëmarrjes së tyre të bëhen pjesë e vendimeve për vendin.

DnV kërkon nga të gjitha subjektet politike të përmbahen nga çdo veprim që mund të cënojë integritetin e procesit zgjedhor.

DnV pret që institucionet e vendit të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për të garantuar një atmosferë të qetë dhe zgjedhje demokratike dhe të lira.

Të ngjashme