DnV: Kandidatët e Listës Serbe fitues në katër komunat veriore

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Kandidatët e Listës Serbe për kryetar të katër komunave veriore të Kosovës, kanë fituar shumicën e votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Demokracia në Veprim.

Goran Rakiq në Mitrovicën e Veriut, Srdjan Vuloviq në Zubon Potok, Zoran Todiq në Leposaviq dhe Vuqina Jankoviq në Zveçan, ia kanë dalë të marrin mbi 90% të votave, secili në komunat respektive, sipas 85% të vendvotimeve të numëruara.

Rezultatet preliminare të DnV-së për 85% të vendvotimeve të numëruara janë:

Mitrovicë e Veriut:
Lista Serbe, Goran Rakic (95.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Gonxhe Çaushi (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq (1.6%)

Zubin Potok: 
Lista Serbe, Srdjan Vulovic (94.1%)
Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Mehmeti (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Kahrimani (2.8%)

Leposaviq: 
Lista Serbe, Zoran Todic (96.4%)
Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Hetemi (2.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Veseli (1.5%)

Zveçan 
Lista Serbe, Vucina Jankovic (96.4%)
Lëvizja Vetëvendosje, Avdi Peci (2.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Peci (1.4%)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme