Koalicioni i organizatave jo qeveritare Demokracia në Veprim (DnV) përmes ekipeve mobile është duke bërë vëzhgimin e procesit të rivotimit për kryetar të Komunës së Istogut.
Demokracia në Veprim po vëzhgon mbarëvajtjen e procesin të rivotimit për Kryetar të Komunës së Istogut me 42 vëzhgues të angazhuar në ekipe mobile.
Albert Krasniqi nga DnV, në një prononcim për Ekonomia Online tha se deri tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.
Krasniqi tha se sipas raporteve të vëzhguesve, të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se ambienti në të cilin po zhvillohet procesi votimit në komunë është i qetë dhe i sigurt, ndërsa qytetarët janë të lirë për të ushtruar të drejtën e tyre të zgjedhjes.
Sipas tij, vëzhguesit kanë vërejtur numër të konsiderueshëm të votimeve me asistencë, për një pjesë të të cilave nuk janë ndjekur procedurat e rregullta të votimit.
“Ne kemi 6 ekipe mobile që po përcjellin gjitha qendrat e votimit deri ora 12. kemi vërejt parregullsi që nuk janë të mëdha megjithatë ne duhet t’i potencojmë. Më shqetësuesja është numri i votueseve që kërkon asistencë dhe shumë prej tyre nuk po përfillen, procedurat ku votuesi qëndron në vendvotim mirëpo personi qe po asiston po shkon mbrapa kutisë se votimit dhe po voton pa shoqërinë e votuesit që do duhej të ishte atu dhe çfarë po vejmë është se një numër i madh i votueseve të rijnë në moshë që po vijnë me shoqërues duke kërkuar asistencë prej tyre”.
“Në dy raste kemi vërejt kur burri ka marrë fletëvotimin e gruas dhe e ka plotësuar vet dhe ka votuar një votim të dyfishtë gjë që nuk duhej të ndodhte. Në një vendvotim në Prigodë ka probleme me furnizim me energji elektrike qysh prej dje , dhe kushtet nuk janë tira për personat anëtarët e këshillave të vendvotimeve kurse prej parregullsisë tjera janë më të vogla dhe nuk përmbajnë ndonjë shkelje e cila ndikon në rezultate”.
Ndonëse është hera e tretë që votojnë Krasniqi iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.
“Në vendvotimet që kemi vizituar 40-60 persona kanë votuar nëpër vendvotime prej rreth 800-850 sa kanë drejtë votimi është dalje relativisht e ultë që kanë votuar deri ora 11. Atu ka qenë dalja shumë e të rreth 35 persona kanë votuar gjithsejtë deri më tani dalja është pak më e mirë nëse e shohim deri në ora 11, mirëpo që atu kemi marrë ankesa prej votuesve që nuk po gjejnë emrat në listat e votimit dhe kjo paraqet probleme”.
Janë 49.150 qytetarë me të drejt vote që kanë mundësi të votojnë për kryetarin e komunës së Istogut.