Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana e Kosovës dhe Policia) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut.
Gjatë patrullimit në magjistralen Viti-Ferizaj, gjegjësisht në fshatin Komogllavë, është ndaluar automjeti Opel vivaro me targa vendore te cilin e ngiste shtetasi kosovar, P.P i moshës 39 vjeçare dhe kishte të ngarkuara 472 copë makina për qethje dhe rrojë, për të cilat personi ne fjalë nuk posedonte dokumentacion përkatës dhe të njëjtat i kishte sjellë rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë Veriore.
Vlera e përafërt e mallit është rreth 5000 euro, kurse shmangjet nga taksat afër 1000 euro.
Rasti shkon në procedurë të rregullt dhe është inicuar kundërvajtje doganore pran autoriteteve doganore. Malli dhe automjeti janë konfiskuar.