Dogana e Kosovës kalon 1 miliard euro të hyra   

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 13:46 | Nga

Dogana e Kosovës njofton se për herë të parë që nga themelimi i doganës, 17 vjet më parë, është arritur të tejkalohen të hyrat e mbledhura në lartësinë prej 1 miliard euro (1,014,137,335.79 euro) kjo është një shifër rekorde.  

“Rezultatet e mira në mbledhjen e të hyrave të cilat kanë pasur një performance të mirë janë duke vazhduar me një ritëm të lartë”.

“Dogana e Kosovës ka trend të lartë të mbledhjes së të hyrave në këtë përfundim të vitit. Më saktësisht Dogana deri tani ka 98.2 milion më shumë se viti i kaluar shprehur në përqindje kemi 10,7 % më shumë. Derisa gjatë vitit të kaluar ne kishim 915,9 milion tanimë kemi mbi 1 miliard euro të grumbulluara”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Aksionet e shpeshta në luftimin e ekonomisë jo-formale, bashkëpunimi me qytetar, lehtësimi i procedurave të importit/eksportit, përdorimi i sistemeve të avancuara, eliminimi i procedurat burokratike dhe diskrecionit janë duke prodhuar rezultate optimale.

te-hyrat

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme