Dogana e Kosovës kalon gjysmë miliard euro të hyra

Prishtinë | 20 Maj 2022 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka arritur të kalojë shifrën e 500 milionë eurove të hyra në këtë periudhë të vitit për herë të parë.

“Dogana e Kosovës për herë të parë ka arritur të kaloj 500 milion euro të hyra në këtë periudhë të vitit. Kjo shifër paraqet një rekord të ri pasi që nga themelimi i Doganës të hyrat në këtë periudhë të vitit kanë tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milion eurove. Krahasimi me vitin e kaluar tregon që Dogana ka mbledhur deri me 19 maj 500,1 milion euro derisa vitin e kaluar të njëjtën periudhë ne kishim mbledhur 434,4,milion euro, respektivisht shprehur në përqindje 15% më shumë apo 66 milion euro më shumë”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se edhe projeksioni buxhetor për vitin 2022 është tejkaluar me 6.11%

“Gjithashtu edhe në krahasimi me projeksioni buxhetor të mbledhjes së të hyrave për vitin 2022 dogana e ka tejkaluar me 6.11% më shumë. Trendi pozitiv që dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme