Dogana e Kosovës konfiskon 100 mijë funta angleze

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 12:21 | Nga Ekonomia Online
Dogana e Kosovës ka konfiskur 100 mijë funda angleze, nga një udhëtare me nënshtetësi angleze e cila i kishte fshehur paratë në çantën me të cilën po udhëtonte.

Dogana u ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që të bëjnë deklarimin e mjeteve me të cilat udhëtojnë.

“Oficerët doganor kanë arritur të parandalojnë futjen ilegale të sasisë prej rreth 100.000 mijë funta angleze në pike kalimin ndërkombëtar të aeroportit.

Dje në orët e pasdite një udhëtare angleze ka hyrë në kanalin e gjelbër ku edhe është selektuar nga oficerët doganor për kontroll pasi imazhet ne skaner kanë shfaqur parregullsi potenciale. Kontrolla fizike e udhëtares ka gjetur mjete monetare te fshehura në thellësi të çantës te vakumuara. Pasi janë gjetur udhëtarja është kontrolluar detalisht si dhe është vendosur nën kontroll.

Pas numërimit te mjeteve është gjetur kjo sasi:

  • 10 GBP X 200 PCE = 2000 GBP
  • 20 GBP X 4104 PCE = 82080 GBP
  • 50 GBP X 140 PCE = 7000 GBP

Totali 91080 GBP.

Mjetet monetare janë ndaluar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme, përmes sektorit të hetimeve në Doganën e Kosovës.

Dogana ju bën ftesë të gjithë qytetarëve që udhëtojnë se kanë obligim ligjor të bëjnë deklarimin e mjeteve monetare të cilat bartin me vete në vlerë mbi 10.000 mijë euro”.  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme