Njësitet e Doganës së Kosovës e kanë parandaluar kontrabandimin e barnave nëpërmjet autobusit të linjes Tiranë-Prishtinë.
Gjatë kontrollës oficerët e kanë kontrolluar autobusin në fjalë duke kapur në sistemin e klimatizimit një sasi të konsiderueshme të barnave.
Brenda autobusit nën ulësen e shoferit, ishte fshehur një pako të mbushura me lente të syve.
Poashtu u gjetën edhe dy trafo elektronike për shirita të fitnesit, që ishin të vendosura në pjesën e pasme të autobusit.
Personat përgjegjës janë proceduar për kundërvajtje doganore, si dhe mallrat ilegale janë konfiskuar.