Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave. Angazhimit të zyrtarëve doganorë dhe rritje së kontrolleve në pikat kufitare si dhe në brendi të vendit kanë ndikuar në rritje e performacës.
“Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 2,5% më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 7 milionë euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana kishte mbledhur 263,2 milionë deri me 20 prill 2016 derisa në këtë periudhë janë mbledhur 269,8 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.
“Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë”.