Dogana e Kosovës gjatë vitit të kaluar ka konfiskuar 465 719 copë mallra në vlerë prej 2 544 222 00 euro për mbrojtje të markave tregtare.
Sipas zyrtarëve të Doganës nën dyshimin se shkelet e drejta e pronësisë intelektuale gjatë vitit të kaluar janë raportuar 336 raste, prej tyre 242 sosh janë të konfirmuara, raporton Ekonomia Online.
Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale, është mbajtur konferenca kombëtare e të drejtave të pronësisë intelektuale e organizuar nga Dogana, Zyra për të Drejtat e Autorit dhe Agjencia për Pronësi Industriale.
Temat e diskutuara në këtë konferencë ishin: Zhvillimet e fundit në fushën e pronësisë industriale, Zhvillimet e fundit në fushën e të drejtës së autorit, Aktiviteteve e Inspektoratit të Tregut në fushën e pronësisë intelektuale, Aktiviteteve e Doganës dhe Policisë në fushën e pronësisë intelektuale.
Konferenca për Pronësinë Intelektuale është e fokusuar në sistemin e pronësisë intelektuale në Kosovë, konkretisht në të arriturat e institucioneve dhe sfidat.