Dogana konfiskon 2000 litra naftë të kontrabanduara

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 15:29 | Nga

Dogana e Kosovës ka arritur të parandalojë kontrabandimin e 2000 litra naftë në rajonin e Mitrovicës.

Gjatë patrullimeve rutinore njësit e doganës kanë pikasur një automjet të dyshimtë të llojit Opel Sintra ngjyrë të gjelbër pa targa i cili po lëvizte me shpejtësi nga drejtimi i Zubin Potokut për në Mitrovicë.

Automjeti i dyshimte ka tentuar që të kthehen në rrugë anësore në drejtim të fshatrave por njësit e doganës kanë arritur ta ndalin. Pas ndaljes dhe hapjes së automjeti brenda është gjetur një rezervar post-fabrikat i mbushur me derivate te naftës.

1. Rezervar post-fabrikant metalik
2. Derivate të naftës, rreth 2000 Litra

Pas përfundimit të rasti vozitësi është shoqëruar dhe është marr në pyetje, derisa mallrat dhe automjeti janë konfiskuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme