Dogana konfiskon 30 automjete të pa-zhdoganuara në Xërxë e Carallukë

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë konfiskuar 30 automjete të pa-zhdoganuara në Xërxë të Rahovecit e Carallukë të Malishevës.

Përveç 30 automjeteve, Dogana e Kosovës ka konfiskuar edhe pjesë të automjeteve të paligjshme në tri lokacione.

“Njësitë e Doganës të Kosovës kanë identifikuar dhe kryer kontrollin e automjeteve me targa të huaja, si dhe kanë gjetur auto pjesë pa dokumentacionin e nevojshëm që dëshmon se automjetet nuk janë te zhdoganuara. Në përputhje me procedurat ligjore, është filluar procesi i kundërvajtjeve”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Të ngjashme