Dogana konfiskon barna pa banderola në dy barnatore në Prishtinë

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës ka realizuar një aksion për identifikimin e kontrabandës, me ç’rast në dy barnatore të të njëjtit pronar në lokacione të ndryshme në Prishtinë (Vranjevc e Breg të Diellit) kanë konfiskuar qindra barna që llogariten të kontrabanduara.

Shumica e tyre ishin pa banderola, ndërsa kishte edhe të atillë me banderola të shteteve të huaja si nga Turqia e Serbia, dhe barna me afat të skaduar.

Vlera e tyre konsiderohet mijëra euro, ndërsa sasia nuk dihet meqë akoma janë duke u numëruar e klasifikuar.

Pronari i barnatores në fjalë është shoqëruar në Doganën e Kosovës dhe me të do të merret prokuroria.

Të ngjashme