Dogana e Kosovës ka konfiskuar mbi 122 mijë euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku në hyrje të PKK Dheu i Bardhë është paraqitur një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetas i huaj i Republikës së Rumanisë me gjithsejt katër udhëtarë.
Gjatë pyetjes standarde doganore lidhur me posedimin e mjeteve monetare mbi pragun e lejuar ligjor prej 10,000 euro për person, pala është deklaruar se nuk posedon mjete për deklarim.
“Pas përzgjedhjes për kontroll fillestar nga zyrtarët doganorë, janë gjetur një çantë dore në të cilën ishin të fshehura 32,500 euro”, thuhet në njoftim.