Ekonomia Online
FUNDIT

Dogana konfiskon mbi 50 aparate ilegale të lojërave të fatit

Dogana konfiskon mbi 50 aparate ilegale të lojërave të fatit

Në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësit e Doganës gjatë javës së fundit kanë organizuar një aksion të gjerë në dy qytete respektivisht në Vushtrri dhe Mitrovicë. Gjatë këtij aksioni duke u bazuar në informata e siguruara përmes rrugëve operative janë identifikuar dhe targetuar mbi 20 lokacione të dyshuara për aktivitete me lojëra fati […]

Në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësit e Doganës gjatë javës së fundit kanë organizuar një aksion të gjerë në dy qytete respektivisht në Vushtrri dhe Mitrovicë.

Gjatë këtij aksioni duke u bazuar në informata e siguruara përmes rrugëve operative janë identifikuar dhe targetuar mbi 20 lokacione të dyshuara për aktivitete me lojëra fati ilegale, bën të ditur Dogana përmes faqes zyrtare. Njësit e doganës kanë ushtruara kontrolle në të gjitha lokacionet duke përshtatur edhe kohën e kontrolleve me oraret e punës pasi një pjesë e tyre i mbajnë mbyllur lokalet gjatë ditës, transmeton Koha.net.

Si rrjedhojë e kontrolleve janë kapur një sasi e konsiderueshme e aparateve për lojëra fati si dhe lojëra tjera të ndaluara si Keno dhe Racing Dogs, rezultate si në vijim:

– Kontrolle të ushtruara 20

– Të gjetura lojëra ilegale në 9 lokacione

– Aparate të konfiskuara 50

– Lojëra të ndaluara të konfiskuara 25

– Lokale të mbyllura 2

Dogana do të vazhdojë edhe me aktivitete tjera në kuadër të zbatimit të ligjit por edhe kërkojmë ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve.

Të ngjashme