Dogana sekuestron mbi 35 mijë euro të padeklaruara në Vermicë

Prishtinë | 18 Nën 2023 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Oficerët doganorë në pikë-kalimin kufitar në Vermicë kanë zbuluar një tentativë për futje të paligjshme të mjeteve monetare në territorin e Kosovës.

Oficerët kanë ndaluar një automjet të dyshuar, ku gjatë kontrollit i janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 35,200.00 euro.

“Është vërejtur se paratë ishin të fshehura në pjesën e brendshme të xhaketës, të ndara në 5 pjesë. Për të theksuar, pala për mjete monetare nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion lidhur me prejardhjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Në njoftim është bërë e ditur se në përputhje me ligjin është konfiskuar një shumë prej 8.800.00 euro, që përfaqëson 25 për qind të vlerës totale të mjeteve monetare.Pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar deri në përmbylljen e procedurave të mëtejshme. Ky veprim është ndërmarre në përputhje me detyrimet ligjore dhe procedurat e Kodit Doganor të Kosovës, duke dëshmuar vendosmërinë e institucionit doganor për luftën ndaj tentativave të paligjshme të transportit të mjeteve monetare në territorin e vendit”.

Të ngjashme