Dogana do t’i zbatoj vendimet e Qeverisë për masa mbrojtëse për importin e qumështit, pemëve dhe perimeve

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 12:45 | Nga

Dogana e Kosovës do të filloj ta zbatoj vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat mbrojtëse për importin e qumështit dhe vendimin për masën që është vendosur për importin e pemëve dhe perimeve.

Dogana e Kosovës do të filloj ta zbatoj vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat mbrojtëse për importin e qumështit dhe vendimin për masën që është vendosur për importin e pemëve dhe perimeve.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Adriatik Stavileci, nga zyra për media e Doganës.

Dje me 17 korrik, në Mbledhjen e Qeverisë, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, ka thënë se Dogana e Kosovës për tre muaj nuk e ka zbatuar vendimin e MTI-s për importin e qumështit.

Ai ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të merret vendim, që Dogana ta zbatoj vendimin për importin e qumështit dhe vendimin për masën që është vendos për importin e pemëve dhe perimeve.

Qeveria e ka aprovuar kërkesën e ministrit Hasani edhe pse në këtë pikë kishte debat mes ministrave.

E Stavileci, shtoi se vendimi i qeverisë do të hyj në fuqi menjëherë. Ndërkaq, vendimi për qumështin nuk është zbatuar sipas Stavilecit për arsye që Dogana ka kërkuar vendim nga qeveria.

“Vendimi për qumësht nuk është zbatuar për arsye se ne kemi kërkuar me qenë prej Qeverisë vendimi. Ashtu e parasheh edhe  kodi doganor”, tha ai.

“Tash ka përfunduar kjo çështje është bërë procedurë e rregullt”, shtoi Stavileci.

Gjithashtu, lidhur me moszbatimin e vendimit të lëshuar nga MTI, Dogana e Kosovës kishte dhënë sqarime muaj më parë.

Në një komunikatë për medie, Dogana e Kosovës kishte shkruar se Dogana e Kosovës është në pritje të vendimit nga Qeveria e Kosovës.

“Dogana e Kosovës është në pritje të vendimit sipas procedura ligjore që kërkohen me Kodin Doganor dhe të Akcizave, gjegjësisht neni 9.1 i Kodit Doganor, ku për zbatimin e vendimit të MTI-se për masat mbrojtëse në import kërkohet që vendimi të merret nga Qeveria e Kosovës”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga Dogana.

Sa cilat kompani/produkte preken nga ky vendim Stavileci tha se ka me qindra.

“Ka shumë kompani që importojnë qumësht pemë dhe perime nuk është vetëm një ka me qindra”, tha ai.

KALLXO.com, kishte siguruar vlerësimin paraprak të MTI-s në të cilin thuhej se vlerësimi ofroi bazë të mjaftueshme për të përcaktuar se produktet që do të hetohen importohen në Republikën e Kosovës në sasi aq të mëdha dhe në ato kushte të cilat kërcënojnë t’u shkaktojnë dëm serioz prodhuesve të produkteve të qumështit në vend ose të shkaktojnë parregullsi që mund të përkeqësojnë gjendjen ekonomike të prodhuesve të qumështit dhe përpunuesve të produkteve të qumështit.

Ndërsa në komunikatën e MTI-së, thuhej se “Vendimi ka ardhur pas një hetimi që është konstatuar se importi nga Bosnja dhe Hercegovina është rritur mbi masën 20 për qind dhe ka ndikuar në dëmtimin e produkteve vendore për faktin se importi i produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina është me çmim të ulët i cili është nën koston e prodhimeve vendore të qumështit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme