Si pasojë e një komplikimi shëndetësor, të cilin nuk mundi ta tejkalojë duke u dërguar me urgjencë në qendrën kryesore spitalore të vendit, kreu i futbollit kosovar ka ndërruar jetë.
Specialisti i mjekësisë emergjente, Avdush Bajgora, ka thënë për Klan Kosovën se legjenda e futbollit kosovar Fadil Vokrri ishte pa shenja jete kur kishte arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Vokrri ishte dërguar me urgjencë në qendrën kryesore spitalore të vendit pas një sulmi në zemër, të cilit nuk ka mundur t’i mbijetojë, duke ndërruar akoma pa mbërritur në QKUK.