Dokumenti i BE’së ku njoftohet se Spanja ka njohur pasaportën: S’do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës

Kosovo flag with Spain flag, 3D rendering xFotosearchxLBRFx xargusx ESY-043958287
Prishtinë | 06 Jan 2024 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Në dokumentin e Bashkimit Evropian ku njoftohet që Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës, thuhet se kjo nuk nënkupton njohje të shtetësisë së Kosovës.

E vendimi për njohjen e pasaportave të Kosovës është marrë nga 1 janari.

“Spanja njohu nga 1 janari 2014 pasaportat që lëshohen nga Republika e Kosovës. Ky ndryshim nuk përbën në asnjë mënyrë njohje zyrtare të Kosovës”, thuhet në këtë dokument.

Për njohjen e pasaportave nga Spanja ka njoftuar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla.
Ndryshe Spanja ka qenë vendi i vetëm i Schengen zonës që ka refuzuar t’i lejojë qytetarët e Kosovës të futen në territorin e saj për shkak të mosnjohjes së pasaportës./GE

Të ngjashme