Dokumentin që iu kërkohet për çdo gjë, tani mund ta merrni për pak sekonda në këtë faqe

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Platforma eKosova në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë lanësuar shërbimin “Kërkesë për vërtetim të kaluarës kriminale”.

Sipas njoftimi, marrja e këtij shërbimi realizohet duke i kaluar hapat si në vijim:

1. Hapja e platformës eKosova
2. Identifikimi në platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit
3. Klikimi mbi “Shërbimet”
4. Klikimi mbi “Policia”
5. Klikimi mbi “Kërkesë për vërtetim të kaluarës kriminale”
6. Plotësimi i dritares dhe klikimi mbi “Dërgo kërkesën”

Për të pas qasje në këtë shërbim duhet që përdoruesi të ketë identitetin e verifikuar, pra niveli i 2-të.

Të ngjashme