Donald Veshaj, është një ndër personazhet më të komentuar qysh nga pjesëmarrja e tij në “Big Brother VIP”.
Lidhja me Bora Zemanin, e më pas lidhja e krijuar brenda “BBV” me Beatrix Ramosaj ka bërë që ai të jetë në qendër të vëmendjes, shkruan lajmi.net.
Donaldi tashmë udhëheq emisionin “Më lër të flas”, e ftuar këtë javë ishte moderatorja, Dojna Mema, e cila ka folur për shtatzëninë e saj.
Në bisedë e sipër Mema e ka pyetur aktorin në rast ka plane për ndonjë fëmijë.
“Po ti ke ndonjë plan për vete për ndonjë bebe tani afër që mos të ta marrim ty?”, pyeti Dojna, ndërsa Donaldi ka habitur përsëri me përgjigjen e tij duke thënë: “Po ska gjë se e kam dhe një tjetër më të mirë.”
Përgjigja e tij është lidhur me djalin e Bora Zemanit, të cilin e ka nga lidhja me Dj Vin Velin.