Donjet Bislimi takon mjekët e infermierët e Mitrovicës: Janë heronjtë tanë që na frymëzojnë

Prishtinë | 07 Shk 2021 | 23:34 | Nga Ekonomia Online

Kandidati nga lista e PDK për deputet të Kuvendit të Kosovës, Donjet Bislimi, që është mjek me profesion, ka takuar kolegët e tij të Mitrovicës.

Bislimi ka theksuar se personali shëndetësor të Mitrovicës janë heronj që i frymëzojnë mjekët e rinj.

“Së bashku në darkën me personelin shëndetësor të Mitrovicës. Me këta heronjë që me punën e tyre, ne mjekët e rinj frymëzohemi dhe tentojmë të ecim hapave të tyre të kontributit dhe punës për popullin tonë!”, ka shkruar në faqen e tij në Facebook.

Të ngjashme