Donjeta Sadiku nis me fitore në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Prishtinë | 27 Kor 2024 | 22:27 | Nga Ekonomia Online

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e nisi mbarë garimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Ajo triumfoi përballë Thanaya Somnuek të Tajlandës, në rrethin e parë të kategorisë -60 kg.

Sadiku dominoi luftën, sidomos në raundin e dytë dhe të tretë dhe me meritë vazhdon garën drejt medaljes.

Meçi u përcollë edhe nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, nga drejtuesit e KOK-ut me në krye presidentin Ismet Krasniqi, zyrtarë nga MKRS, KOK e Ambasada e Kosovës në Francë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme