Donnarumma gjithnjë e më afër Juventusit

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit.

Mediumet italiane kanë raportuar të shtunën se Juventusi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare portierit Donnarumma.

Mësohet se Juventusi i ka ofruar atij pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh, të cilën nuk po ia ofron skuadra e Milanit. Kështu që, Donnarumma pritet ta pranoj ofertën e Juventusit dhe të transferohet në Torino në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë.

Donnarumma ka kontratë me Milanin deri në fund të këtij sezoni dhe ka refuzuar kontratën e re pasi drejtuesit e klubit nuk po i ofrojnë pagë vjetore më të madhe se 7.5 milionë euro.

Te Juventusi, Donnarumma shihet si përforcim i duhur për portën dhe në rast se 22-vjeçari transferohet te “Zonja e Vjetër”, atëherë polaku Wojciech Szczesny pritet të largohet nga kampioni në fuqi i Italisë.

Donnarumma është pjesë e ekipit të parë të Milanit prej vitit 2015 kurse këtë sezon ka 42 paraqitje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme