Bashkëluftëtari i komandantit të UÇK-së Zahir Pajaziti, Avni Ajeti ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Avni Ajeti që është asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës nga radhët e AAK-së nëpërmejt rrjetit social Facebook ka njoftuar se pas dorëheqjes së kryetarit të degës Fatmir Humolli edhe ai nuk është më pjesë e AAK-së.
“Pas dorëheqjes të kryetarit të AAK-së dega në Podujevë z.Fatmir Humolli dhe zhvillimet politike në dëm të Kosovës edhe unë Avni Ajeti nuk jam më pjesë e AAK-së”, ka shkruar Ajeti në Facebook.
Pak më herët Fatmir Humolli ka njoftuar se jep dorëheqje nga AAK pasi që është ndier i tradhtuar nga lideri i tij Ramush Haradinaj pasi që i njëjti po e përkrah demarkacionin me Malin e Zi.