Dorëheqja e serbëve nga institucionet në veri, sfidë për sistemin e drejtësisë në vend

Prishtinë | 08 Mar 2024 | 15:04 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dorëheqja e serbëve nga institucionet në veri, po konsiderohet si sfidë për sistemin e drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë. Kështu u tha se panelin e radhës të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), lidhur me përformancën e sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit në vend, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se nuk ka të rezultate pozitive sa i përket luftimit të korrupsionit, teksa sfiduese për ruajtën e rendit u konsiderua dorëheqja e zyrtarë serb në veri.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, tha se ende s’kanë arritur rezultate të duhura mbi luftimin e korrupsionit. Ai shpreson që të bëhet zëvendësimi sa më i shpejt i prokurorëve në veri të vendit, të cilët u tërhoqën vitin e kaluar.

“Edhe prokurorët e kanë kuptuar që ka ndryshuar qasja e punës, dhe sot janë më komod për të punuar. Më vjen keq për Mitrovicën që për shkak të tërheqjes së prokurorëve serb, ku po shpresojmë të aplikojnë e të kyçen në sistem por është jashtë kapaciteteve tona”, tha ai.

Behar Alidemaj, shef i sektorit për hetim te korrupsionit në Policinë e Kosovës tha se bashkëpunimi me prokurorinë është i vazhdueshëm. Sfidë e konsideroi edhe dorëheqjen e zyrtarëve policor në veri

“Policia e Kosovës në përputhje me ligjin funksionon si e vetme, megjithatë si e vetme nuk mund të arrij sukses të caktuar pa bashkëpunimin me institucione tjera. Policia ka pasur një hendikep më tërheqjen e zyrtareve serb megjithatë puna është duke vazhduar”, tha ai.

Anëtari i Këshillit Gjyqësore të Kosovës, Vilard Butyqi, pasqyroi planin e veprimit, ku tha se me ndryshimet e reja përfshihen seancat e njëpasnjëshme.

Ndonëse tha se ka mjaftueshëm gjyqtar për kokë banori, megjithatë tha se ka ende sfida.

Përgëzime për raportin pati edhe nga anëtarja e këshillit te kryeprokurorit te shtetit, Ariana Shajkovci.

Të ngjashme