Dorëheqja e tre policëve serbë, reagon ambasadori amerikan: Policët duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey hovenier ka reaguar pas dorëheqjeve të tre policëve të rinj të komunitetit serbë në Policinë e Kosovës.

Hovenier përmes një postimi në rrjetin social X ka shkruar se është duke i ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit.

Sipas tij, Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime.

“Ndajmë plotësisht këto shqetësime dhe përsërisim përkushtimin tonë ndaj forcës policore multietnike të Kosovës. Siç e kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime. Duke parë nga afër këto zhvillime”, ka shkruar Hovenier në X./Telegrafi/

Të ngjashme