Dorëhiqen katër anëtarë të KKZ-së në komunat veriore

Prishtinë | 08 Pri 2024 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Kanë dhënë dorëheqje katër anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore në katër komunat veriore, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, si përfaqësues të subjektit politik Lista Serbe.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Elezi tha se KQZ-ja në mbledhjet e kaluara ka funksionalizuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve katër komuna.

“Duke caktuar 4 Zyrtarët Ekzekutiv, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së si dhe ka marrë vendim për emërimin e 27 anëtarëve, të cilë përfaqësojnë subjektet politike parlamentare”, tha Elezi.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen eksklusive dhe udhëzimet e KQZ-së”, tha ai.

Të ngjashme