Dorëhiqet drejtori i policisë pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares

Prishtinë | 30 Gus 2022 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dhënë dorëheqje.

Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se kërkesa për dorëheqje nga Mehmeti ka ardhur pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale

“Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se sot është arrestuar edhe personi i pestë i cili dyshohet nga policia se e ka dhunuar një vajzë 11-vjeçare në Prishtinë.

Të ngjashme