Dorëhiqet kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar

Prishtinë | 20 Mar 2024 | 23:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ka njoftuar dorëheqjen në një konferencë të papritur për medie. Arsyet e dorëheqjes thotë se janë personale dhe politike.

Leo Varadkar njoftoi të mërkurën se do të dorëhiqej nga posti i kryeministrit të Irlandës në një lëvizje të papritur, duke thënë se qeveria e koalicionit të vendit do të kishte një shans më të mirë për t’u fituar zgjedhjet nën një tjetër lider.

“Arsyet e mia për të dhënë dorëheqjen janë, si personale, ashtu edhe politike”, tha Varadkar, në një konferencë të organizuar me ngut në ndërtesat qeveritare, në Dublin.

Varadkar tha se ai i kishte kërkuar partisë së tij ‘Fine Gael’ të zgjidhte një lider të ri përpara konferencës së saj vjetore më 6 prill, pas së cilës Parlamenti do të votonte për atë person që do ta pasonte atë si kryeministër pas pushimit të Pashkëve, transmeton RTK.

Largimi tronditës i Varadkarit, i cili u bë kryeministri i parë homoseksual i vendit, dikur katolik, më 2017, dhe u rikthye në postin e kryeministrit vetëm 15 muaj më parë, nuk shkakton automatikisht zgjedhje të përgjithshme, pasi zgjedhjet atje duhet të mbahen më 2025.

Sondazhet sugjerojnë se koalicioni aktual trepartiakë ka, gjithashtu, një shans për t’u rizgjedhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme