Dorëhiqet top zyrtarja e Joe Biden, lë të hapur postin në kohë krize globale

Prishtinë | 20 Mar 2023 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried po jep dorëheqjen, njoftoi të hënën Departamenti i Shtetit.Donfried shërbeu në këtë post për një vit e gjysmë, duke filluar nga fundi i shtatorit 2021, pasi u emërua në mars të atij viti, transmeton klankosova.tv.Mungesa e saj lë të hapur një post kritik diplomatik pasi SHBA përballet me disa çështje në Evropë dhe Euroazi, nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia deri te zgjerimi i NATO-s.”Karen ka menaxhuar me shkathtësi marrëdhëniet tona me shumë nga aleatët dhe partnerët tanë më të rëndësishëm në një kohë kur agresioni i Kremlinit kërcënoi dekada paqeje dhe prosperiteti. Shkathtësia, integriteti dhe shtysa e saj politike përcaktuan udhëheqjen e saj si Ndihmës Sekretare dhe përfaqësojnë vlerat më të larta të shërbimit publik”, tha sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë.“Një udhëheqëse e jashtëzakonshme, Karen ka ushqyer dhe fuqizuar ekipin e saj, duke e pozicionuar Byronë dhe, nga ana tjetër, Departamentin për të ndjekur në mënyrë më efektive interesat dhe për të mbrojtur vlerat që ndajmë me aleatët tanë evropianë”.Donfried ka shërbyer më parë si presidente e fondit gjerman ‘Marshall’ dhe në administratën e Obamës si Drejtor i Lartë për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Të ngjashme