Grupi i Deputetëve të Pavarur ka dorëzuar kërkesën për debat parlamentar në lidhje me kartonin e gjelbër.
Përmes kësaj kërkese, GDP ka thënë se mungesa e Kartoni të Gjelbër po shkakton shpenzim të lartë për çdo udhëtim jashtë vendit për në shtetet e Bashkimit Evropian.
Kjo është kërkesa e tyre:
Kosova është i vetmi vend në Evropë dhe i vetmi vend në rajon qytetarët e të cilit nuk gëzojnë te drejtën e Kartonit të Gjelbër. Për qytetarët e Kosovës mungesa e Kartonit të Gjelbër shkakton shpenzim të lartë për çdo udhëtim jashtë vendit për në shtetet e Bashkimit Evropian. Qytetarët tonë që jetojnë jashtë vendit ballafaqohen gjithashtu me shpenzime të dyfishta për polica kufitare. Sigurimi i tyre nuk është i vlefshëm për shkak që Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Byrove për Kartonin e Gjelbër në Gjenevë. Sikur kjo çështje të ishte e rregulluar mërgimtarët e Kosovës nuk do të detyroheshin të paguanin asnjë cent shtesë. Megjithatë ata kanë paguar deri më tani mbi 200 milion Euro dhe kanë përfituar jashtëzakonisht pak. Sa për ilustrim po marrim periudhën prej vitit 2000 deri në vitin 2014.
Të hyrat për policat e sigurimeve (polisat kufitare) gjatë kësaj kohe kanë qen 57.784.494 Milion. Dëmet e shkaktuara nga bashkatdhetarët për të njëjtën periudhë 5,660,082. Shpenzimet e përgjithshme pra përbëjnë pak më pak se 10%. Në vitin 2014, të hyrat nga policat kufitare kanë qen 14.7 milion Euro ndërsa shpenzimet e shkaktuara nga dëmet 1.25 Milion, që i bie rreth 8.4 % të shumës së përgjithshme. Nga Policat Kufitare për Kartonin e Gjelbër, kompanitë e sigurimeve kanë arritur fitime marramendëse. Në qershor të vitit 2001 ishte marrë një vendim nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Byrove në Gjenevë për ta instaluar një model të veçantë për Kosovën për Kartonin e Gjelbër. Ky vendim nuk u shfrytëzua kurrë dhe nuk u bë asnjëherë publik.
Në shtator të vitit 2011, Byroja Kosovare e Sigurimit ka njohtuar se më 30 shtator 2011, ka paraqitur kërkesën për aplikim në Këshillin e Byrosë për Karton të Gjelbër. Ajo njofton gjithashtu se nga ky institucion është kthyer një përgjigje pozitive, duke dërguar edhe pakon me pyetësorin për aplikim në KBKGJ, të cilin duhet ta plotësojë BSK-ja dhe ta dërgojë në Bruksel para 28 tetorit të vitit 2011. Se çfarë ndodhi më pas nuk ka njoftime konkrete. Në fillim të muajit prill të vitit 2014, Këshilli i Byrosë Evropiane ishte pajtuar që të lejojë shitjen e kartonit të gjelbër për Kosovën, por marrëveshja nuk u finalizua për shkak të refuzimit nga kompanitë e sigurimit në Kosovë.
Prej kësaj kohe e deri më sot nuk kemi asnjë informacion të saktë dhe publik se far është bërë, ku kanë mbetur bisedimet për implementimin e Kartonit të Gjelbër dhe cilat janë hapat e planifikuar për këtë çështje. BQK, në maj të vitit 2015, pas një var g kërkesash në Kuvendin e Kosovës nga deputet të Lëvizjes Vetëvendosje uli çmimin e plisave kufitare për 50%. Kjo ulje erdhi me një vonesë prej më shumë se një dekade. Asnjëherë nuk u dha asnjë arsyetim pse një ulje e tillë e çmimit nuk ishte bërë para 3,5 oder 10 vitesh më parë. Ajo që dihet është gjithashtu fakti që Kosova kishte mundësi të bënte marrëveshje bilaterale me vende të tjera për të rregulluar këtë çështje.
Nga 46 shtete të anëtarësuara në Gjenevë, 12 prej tyre kanë vetëm marrëveshje bilaterale. Vendi ynë ka memorandume mirëkuptimi vetëm me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Nuk ka ndonjë informacion zyrtar nëse ka pasur përpjekje për marrëveshje bilaterale me vendet prej të cilave vinë shumica e mërgimtarëve nga Kosova si Gjermani, Zvicra, Austria, Franca apo vendet Skandinave.
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës Grupi Parlamentar i Deputetëve të Pavarur Zyra S-I Tel: 038 200 10 022 3 Polica Kufitare, respektivisht Kartoni i Gjelbër është bërë monopol i Kompanive të ndryshme të sigurimeve. Kjo bie në kundërshtim me Ligjin e Konkurrencës dhe Ligjin për Mbrojtjen e konsumatorëve . (Neni 4, pika 1.1, 1.2 dhe 1.5 e Ligjit të Konkurrencës dhe Pika 13 e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, ligje këto të cilat kanë për qëllim ruajtjen nga monopoli, sigurimin e çmimeve reale dhe mbrojtjen e konsumatorëve). Situata në të cilën ndodhemi duket të jetë e mjegullt. Kuvendi i Kosovës duke qen organ mbikëqyrës mbi BQK, Autoritetin e Konkurrencës dhe të Konsumatorëve duhet ta analizoj situatën dhe të marr rekomandimet e nevojshme për të ndalur nga kjo situatë dhe për të vënë në binar drejtimin e zgjidhjes së problemit për të cilin është ftuar debati.
Parashtruesit e kërkesës për debat qëllimisht nuk kanë bërë rekomandime paraprake. Rekomandimet duhet të vinë pas përfundimit të debatit nga përfaqësuesit e të gjitha partive politike duke u mbështetur mbi diskutimet dhe rekomandimet që do të jepen gjatë debatit.