Dorëzohet në Kuvend peticioni me 21 mijë e 398 nënshkrime për tërheqjen e Trustit

Prishtinë | 15 Kor 2022 | 10:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizatorët e peticionit për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës 21 mijë e 398 nënshkrimet e mbledhura, raporton Ekonomia Online.

Adnan Jashari, iniciator i këtij peticioni, ka thënë se po presin që Kuvendi të votojë pro lejimit të të tëheqjes së një pjese të kursimeve nga qytetarët.

“Si iniciator i trustit me disa vullnetarë që na kanë ndihmuar për mbledhjen e nënshkrimeve kemi dorëzuar 21 mijë e 398 nënshkrime në Kuvendin e Kosovës ku presim që deputet të votojnë pro projektligjit që lejon tërheqjen e 30% të trustit. Gjithashtu kërkesa është edhe për sistemin pensional të kalohet në sistem të ri pensional”.

Ndërsa, Reshat Ramadani, vullnetar nga Gjilani, tha se ka pasur shumë interesim për peticionin në këtë qytet.

“Deputëtët e kuvendit të mos hezitojnë dhe ta ngrisin dorën pro trustin që lejon 30% të tërheqjes. Interesimi i qytetareve te Gjilanit ka qenë mjaft i madh por duke parë se ka qenë shumë vapë edhe ne kemi mbyllë brenda 3 dite. Por nëse kish zgjatë kishim do t’i kishim nxjerr afër 2 deri 3 mijë nënshkrime”, u shpreh ai.

Të ngjashme