Paris Saint-Germain ka lëshuar “pe” për mesfushorin Blaise Matuidi i cili është pranë kalimit te Juventusi.
Mediat në Itali e japin të kryer punën e transferimit të Matuidi, nga PSG te Juventusi, pasi që të dy klubet kanë arritur marrëveshje.
Lojtari ka marrëveshje me ‘Zonjën e Vjetër’, tash e sa ditë, mirëpo skuadra franceze kërkonte një shumë të madhe parash, derisa Juve i ofronte vetëm 25 milionë.
Megjithatë sipas ‘Premium Sport’, Juve do t’i paguajë PSG-së, 22 milionë euro dhe 2-3 milionë bonuse.
Matuidi pritet që të përfitojë 4.5 milionë euro në vit.