Dorëzohet Trump: Më 20 janar do të ketë tranzicion të rregullt të pushtetit tek Biden

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump, ka premtuar një transferim të rregullt të pushtetit tek Joe Biden i cili sapo ui konfirmua si president i ri i vendit.

Duke folur për verdiktin e Kongresit, Trump është shprehur: “Kjo përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale”.

“Edhe pse nuk jam plotësisht dakord  më rezultatet e zgjedhjeve dhe faktet më nxjerrin jashtë, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt”.

“Unë kam thënë gjithmonë se do ta vazhdojmë luftën tonë për të siguruar numërimin e votave legale. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, për ne është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë të madhe Amerikën përsëri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme