Borussia Dortmundi ka fituar në udhëtim te Rasenball Sport Leipzig 2-0 në kuadër të javës së 33-të në Bundesliga.
Verdhezinjtë e filluan mjaftë mirë takimin duke u bërë presion vendasve qysh nga fillimi i ndeshjes, e që kjo gjë iu shpërblye.
Ishte minuta e 30-të kur Dortmundi kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Erling Haalandin, me një asistim të Giovanni Reyna.
Pjesa e parë përfundoi me këtë epërsi, derisa në të dytën u shënuan edhe një gol tjetër.
RB Leipzig tentoi të barazonte shifrat me anë të Timo Wernerit dhe Patrick Schick, mirëpo nuk ia dolën.
Dortmundi u hodh për herë të fundit në sulm për të siguruar fitoren me golin e realizuar nga Haaland në minutën e 90+3, me një shërbim mjaftë të mirë nga Julian Brandt.
Pas javës së 33-të, Dortmundi është në pozitën e dytë me 69 pikë, ndërsa RB Leipzigu në të tretin me gjashtë më pak.