Arjen Robben e ka pranuar se Bayern Munichu nuk është në formën më të mirë, ndërsa të shtunën, kampioni i Bundesligës, duhet të fitojë patjetër në shtëpi kundër Freiburgut, të shtunën në ora 15:30.
Dy pikë janë bavarezët prapa liderit, Borussia Dortmund, që në këtë fundjavë ballafaqohen me shumë lëndime, dhe udhëtojnë te Wolfsburgu të shtunën në po të njëjtën orë, transmeton KTV.
Bayern Munichu ka hyrë në seri të fitoreve, ku nga katër takimet e fundit kanë po aq fitore në të gjitha garat.
Mirëpo, Niko Kovaq, trajner i klubit, do të duhet të luajë në këtë ballafaqim pa maestron, Thiago Alcantara, që ka pësuar lëndim në ligamente kundër Rodinghausen, në rundin e dytë të Kupës së Gjermanisë.
Ndërkohë, lideri Dortmundi, në mbrojtje do të ketë mungesa të mëdha. Do të mungojë Manuel Akanji, Lukasz Piszczek dhe Marcel Schmelzer, kurse në dyshim është edhe Abdou Diallo e Mario Gotze.