Dortmundi zyrtarizon Bellinghamin

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Bundesligës gjermane, Borussia Dortmund, ka zyrtarizuar transferimin e talentit 17-vjeçar anglez Jude Bellingham, nga Birmingham City.

Bellingham me Dortmundin ka firmosur kontratë afatgjate, siç është njoftuar në faqen zyrtare të klubit gjerman.

“Unë nuk mund ta falënderoj mjaftueshëm Birmingham Cityn për atë që ka bërë për mua. Jo vetëm në këtë stinor, por që kur i jam bashkuar klubit si shtatëvjeçar. Tash jam i emocionuar për fazën e radhës në karrierë, i jam bashkuar një prej klubeve më të mëdha në Evropë. Rruga e Dortmundit, veçanërisht se si i ndihmon lojtarët e rinj, që të bëhen edhe më të mirë, më ka bindur mua dhe familjen time. Mezi po pres, dhe shpresoj së shpejti, të luajë para 80 mijë shikuesve”, ka thënë Bellingham.

Ai do të mbajë fanellën me numër 22. Ai do t’i bashkohet Dortmundit në stërvitje nga 30 korriku. Raportohet se Dortmundi ka paguar rreth 23 milionë euro për Bellinghamin, shifër që mund të rritet deri 35 milionë.

Të ngjashme