Çështja e Klement Balilit, i cili njihet dhe me pseudonimin “Eskobar” i Ballkanit, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Liljana Muça.
Muça u zgjodh në këtë rol pas hedhjes së shortit, transmeton Klan Kosova.
Balili u dorëzua në polici një ditë më parë, pas negociatave mes avokatit të tij Theodhori Sollaku, drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut dhe nipit të tij, kryetarit të bashkisë së Delvinës, Rigels Balili.